Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se vendet e bllokut janë të shqetësuara nga rreziku që i kanoset vendeve fqinje me Ukrainën duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë por edhe dhe Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në rajon. Ne kemi frikë se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ndikimi rus mund të fillojë të funksionojë në vendet fqinje” tha ai.
BE-ja për herë të parë në histori ka njoftuar se do të përdor fondet e saj për të ndihmuar ushtarakisht ukrainasit. 45 milionë euro do të shërbejnë për pajisje ushtarake.
Plani i BE-së për të financuar blerjen e armatimeve është i paprecedentë dhe do të përdorte miliona Euro për të ndihmuar në blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, të armëve kundratank, municioneve dhe pajisjeve të tjera ushtarake për forcat e armatosura ukrainase.
/5pyetjet.al