-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Kosova të futet në NATO

Kryesoret

Presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan u shpreh se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO. “Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shohim asnjë gjë që nuk shkon këtu, për ta mbështetur procesin e Kosovës.

Nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO. Siç i kemi marrë mandat për njohjen e Kosovës ashtu do të marrim hapa edhe për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha ai në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo deklaratë e Erdogan erdhi pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani i kërkoi atij përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Osmani tha se Kosova duhet anëtarësuar në NATO ku Turqia ka një rol të madh dhe për këtë ka falënderuar Erdoganin për përkrahjen.

“Në kuadër të NATO-s, Turqia mund të bëjë shumë. Lidhjet tona janë të thella dhe mbi këtë bazë do të punojmë, në veçanti në fushën e sigurisë, si dhe në shumë fusha të tjera ku s’e kemi ende potencialin e plotë” tha ajo.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit