-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trajneri i Çelësit kapet me gazetarët: Mos më pyesni për Abramoviçin dhe Ukrainën

Kryesoret

Ekipi i Chelsea është në qendër të medias, pasi ka pronar oligarkun rus Abramovich, të cilit i është ndaluar hyrja në Britani, pasi është futur në listën e zezë të qeverisë për shkak të lidhjes me Vladimir Putinin, i cili prej gjashtë ditësh ka nisur një sulm ushtarak duke pushtuar Ukrainën.

Pasi u fut në listën e zezë, Abramovich dorëzoi administrimin e ekipit, ndërsa është përfshirë në procesin e negociatave për të gjetur një zgjidhje për armëpushim mes Kievit dhe Moskës.

Por, pavarësisht se iku nga administrimi i ekipit, Chelesa vijon që të jetë kryefjalë. Ditën e sotme Thomas Tuchel u ka kërkuar gazetarëve që të mos i bëjnë më pyetje lidhur me konfliktin Ukrainë-Rusi, sepse ai tha se “ndihet keq dhe nuk është politikan”.

“Dëgjo, dëgjo, dëgjo, duhet të ndalosh, unë nuk jam politikan. Duhet të ndaloni, sinqerisht, unë vetëm mund ta përsëris dhe ndihem keq ta përsëris sepse nuk kam përjetuar kurrë luftë.

Ju duhet të mos më bëni më këto pyetje sepse nuk kam përgjigje për ju. Është e tepërt për mua të përgjigjem. Nuk jam në dijeni të detajeve dhe të gjithë situatës.

Ka situata shumë më të rëndësishme se futbolli, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Situatat si lufta janë shumë më të rëndësishme” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit