Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën, tha kreu i delegacionit rus Vladimir Medinsky për Rusinë 24, duke shtuar se delegacioni ukrainas është larguar nga Kievi dhe është rrugës për në Bjellorusi për bisedimet.
Ata pritet të mbërrijnë herët në mëngjes të enjten me orën lokale.
“Shërbimet speciale bjelloruse sigurojnë plotësisht sigurinë në Bjellorusi dhe ushtria jonë [ruse] ka siguruar një kalim të sigurt për lëvizjen e tyre [delegacioni ukrainas] përmes Ukrainës,” tha Medinsky dhe vazhdoi të falënderojë Bjellorusinë për pritjen e dy delegacioneve./ 5pyetjet.al