Qeveria shqiptare miratoi sot një vendim për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë.
Amerikanët kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në një vit.
Ata mund të rihyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat të ri deri në një vit, nëse kanë qëndruar më shumë se 90 ditë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
/5pyetjet.al