SHBA ka miratuar një sërë sanksionesh të reja të vendosura për Rusinë dhe Bjellorusinë ditën e sotme.
Sanksionet përfshinë përdorimin e teknologjisë si dhe nafta ruse. Sipas SHBA-ve me anë të kontrollit të eksporteve në Bjellorusi ata mund të kufizojnë futjen e softwerve, pajisjeve digjitale dhe kompjuterike në territorin
SHBA dhe aleatët po synojnë gjithashtu “eksportet e teknologjisë” në sektorin e përpunimit të naftës, për të cilin ata thonë se mund të ndihmojnë SHBA-në të lëvizë drejt qëllimit të saj për të “degraduar statusin e Rusisë si një furnizues kryesor i energjisë me kalimin e kohës.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë nuk kanë një interes strategjik në reduktimin e furnizimit global të energjisë – kjo është arsyeja pse ne kemi hequr pagesat e energjisë nga sanksionet tona financiare,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, duke shtuar se sanksionet ndaj industria e përpunimit të naftës do të dëmtojë industrinë ruse të naftës duke mbrojtur ende konsumatorët amerikanë./5pyetjet.al