-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia ndalon kalimin e 4 anijeve luftarake ruse në Detin e Zi

Kryesoret

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka bërë me dije se Rusia ka anuluar planin për të dërguar 4 anijet e saj luftarake përmes Detit të Zi, si pasojë e kundërshtimit turk.

Ai gjithashtu shtoi se vendimi ishte marrë përpara se Ankaraja të mbyllte ngushticat për pushtimin e Moskës në Ukrainë.

Turqia, aleat i NATO-s, kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka marrëdhënie të mira me të dyja. Të hënën, Ankaraja njoftoi se kishte mbyllur ngushticat e saj të Bosforit dhe Dardaneleve sipas një pakti të vitit 1936, duke e lejuar atë të frenonte kalimin e disa anijeve ruse. Pakti përjashton anijet që kthehen në bazat e tyre.

“Rusia ka thënë se katër nga anijet e saj do të kalonin ngushticat më 27-28 shkurt, tre prej të cilave nuk janë të regjistruara në bazat në Detin e Zi”, tha Çavusoglu.

“Ne i thamë Rusisë të mos i dërgonte këto anije dhe Rusia bëru me dije se anijet nuk do të kalonin ngushticat”.

“Askush nuk duhet të ofendohet nga kjo, sepse Konventa e Montreux është e vlefshme sot, dje dhe nesër, kështu që ne do ta zbatojmë atë”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara “shprehën vlerësimin” për lëvizjen e Turqisë për të mbyllur ngushticat. Ambasadori i Ukrainës në Ankara tha se Kievi ishte “mirënjohës” ndaj Turqisë për zbatimin “me përpikëri” të paktit./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit