Mbrëmjen e së dielës në orën 20:00, pra vetëm pak minuta pasi të jenë mbyllur kutitë e votimit do të dalë rezultati dhe fituesi i zgjedhjeve për bashkinë Vorë, ku votimi dhe numërimi do të bëhet në mënyrë elektronike.
“Në dallim nga zgjedhjet e 25 prillit do të synojmë ta shpallim rezultatin menjëherë” tha Ilirjan Celibashi. Kryetari i KQZ-së theksoi se për pesë bashkitë e tjera, rezultati do të dalë brenda 48 orëve.
Ditën e diel në gjashtë bashki të vendit votohet për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, konkretisht; Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë.
/5pyetjet.al