-sidi education-spot_img
23.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brnabiç: Presione të forta Serbisë, nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë

Kryesoret

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, në një konferencë deklaroi se Serbia gjendet para presioneve të mëdha nga vendet perëndimore, shkaku i mosbashkërendimit në sanksionet kundër Rusisë.

Ajo tha se Serbia po kërcënohet me shkëputjen në rrugën e saj evropiane, statusin e saj kandidat për anëtarësim në BE, presione që kanë të bëjnë me Kosovën, lidhjet e veçanta me Republika Srpska, dhe me kërcënime se investitorët do të largohen nga vendi.

“Ne po luftojmë për të ruajtur interesin e Serbisë, dhe ligjin ndërkombëtar”, deklaroi kryeministrja serbe.

Kryeministrja serbe gjithashtu e përsëriti frazën serbe, se komuniteti ndërkombëtar është ai që e ka shkelur ligjin ndërkombëtar “kur na bombarduan më 1999 dhe kur Kosova në  vitin 2008 shpalli pavarësinë”.

“Presionet ekskluzivisht po bien mbi Presidentin e Serbisë. Do të doja të duroja shumicën prej tyre”, teksa tha se “presionet janë të të gjitha llojeve”.

Brnabiç komentoi gjithashtu edhe letrën e drejtuar të BE-së nga Valentin Inzko, ish-Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar i Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili tha se Serbisë duhet t’i hiqet statusi i vendit kandidat të BE-së.

Serbia ka votuar rezolutën në OKB që dënon agresionin rus ndaj Ukrainës, por nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

Bashkimi Evropian ka shprehur “keqardhje të thellë” ndaj pozicionit të Serbisë e cila nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, ndonëse e ka paralajmëruar se “Serbia duke qenë vend kandidat i BE-së, është e obliguar që ta harmonizojë politikën e jashtme me atë të unionit evropian”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit