-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania dhe Kroacia i hapin Kosovës rrugën për në Këshillin e Evropës

Kryesoret

Gjermania e njeh Kosovën dhe do të votojë për pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare, ka thënë emisari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, që ia ka hapur rrugën Prishtinës për aplikim për pranim në Këshillin e Evropës, pas pezullimit të përkohshëm të Rusisë.

Sarrazin ka thënë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se Gjermania është shtet që e mbështet plotësisht pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përcjell Deutche Welle.

Pas pezullimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës janë shtuar gjasat që me dy të tretat e shumicës në këtë organizatë të votohet pro pranimit të Kosovës në të. “Gjermania e ka njohur Kosovën. Pa diskutim që jemi pro shtetit që e njohim, që të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, ka thënë ai duke shtuar se i takon Prishtinës të vendosë se kur është koha e duhur për të aplikuar.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka konfirmuar se Kroacia do ta mbështesë dhe do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Mehaj përmes një postimi në “Facebook”, njoftoi se ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic lidhur me këtë çështje.

“Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar”, ka thënë Mehaj.

Mehaj konfirmoi se me homologun kroat kanë diskutuar edhe për situatën në Ukrainë. ”Me Ministrin Banozic, diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë.

Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj  sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, njoftoi ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit