Në 16:00 me orën shqiptare ka nisur raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi. Kështu ka bërë të ditur në profilin e tij në Twitter këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhailo Podoliak.
“Ne po fillojmë të flasim me përfaqësuesit rusë”. Në rendin e ditës është një armëpushim i menjëhershëm dhe korridore humanitare për largimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara ose të bombarduara.
Start talking to Russian representatives. The key issues on the agenda:
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 3, 2022
1. Immediate ceasefire
2. Armistice
3. Humanitarian corridors for the evacuation of civilians from destroyed or constantly shelled villages/cities. pic.twitter.com/Pv0ISNjsod
Ndërkohë që në krahun tjetër, SHBA vijon me sanksionet. Administrata Biden po përgatitet të zgjerojë “në mënyrë të konsiderueshme” listën e oligarkëve rusë të prekur nga sanksionet.
Bëhet fjalë për oligarkë që kanë përfunduar tashmë në “rrjetën” e Bashkimit Evropian, mes tyre do të ishte edhe Alisher Usmanov, manjati i çelikut me një pasuri prej rreth 15 miliardë dollarësh tashmë i goditur nga masat e nisura nga Brukseli për tre ditë.
/5pyetjet.al









