-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia shqiptare në Athinë, detaje tronditëse nga vrasje e 4 anëtarëve të një familje

Kryesoret

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasje e 4 pjesëtarëve të familjes shqiptare një ditë më parë në Andravidë të Greqisë.

Mediat në Athinë raportuan fillimisht se babai vrau grua, dy fëmijët dhe më pas u vetëvra, por ditën e sotme kjo është rrëzuar dhe tashmë kanë nisur hetimet për vrasje.

Sipas vlerësimeve të para të hetuesve, pasi kanë mbledhur të dhëna, duket se kanë rrëzuar skenarin fillestar të vrasjes, se babi ka dashur t’i marrë jetën nënës dhe dy fëmijëve e më pas ka vrarë veten. Kjo pasi në trupat e dy bashkëshortëve janë gjetur në oborr dhe pranë tyre nuk është gjetur asnjë armë.

Kjo tregon se këta anëtarët e familjes, janë viktima të një vrasje nga një vrasje nga një person tjetër dhe dyshimet janë se autor është ish-bashkëshorti i 28-vjeçares Maria, i cili tashmë është në kërkim.

Media greke shkruan se autori i transportuar kufomat e çiftit dhe njëri prej fëmijëve në oborrin e shtëpisë dhe ka dashur që t’i ngarkojë në një trajler për të zhdukur gjurmët. Por duket se nuk ka arritur që ta kryejë planin e tij të sëmurë, pasi diçka e ka trembur. Foshnja u gjet e pajetë në krevat fëmijësh. Nga ana tjetër, në fshat raportohet se autori i vrasjes mund të jetë edhe ndonjë një person tjetër me të cilin çifti ka pasur mosmarrëveshje.

Detajet e krimit janë edhe më tronditëse, pasi dëshmitarët okularë thonë se 12-vjeçari gjeti nënën, babanë dhe dy vëllezërit të mbuluar në një pellg gjaku. Ai madje ka nxjerrë vëllain e vogël në rrugë duke dhe ka kërkuar ndihmë më dëshpërim nga kalimtarët.

12-vjeçari pritet të merret në pyetje në prani të një psikologu, për atë se çfarë pa në shtëpi si dhe për marrëdhënien e babait me nënën, si dhe marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin, që është edhe babai biologjik i tij. Sot në Patra pritet të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore e katër trupave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit