-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Ne jemi një komb që prishi planet e armikut brenda një jave

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një video në Facebook, iu kërkoi qytetarëve të vazhdojnë luftën kundër pushtueseve rus.

Videoja e postuar në rrjetin social Facebook ka mbishkrimin: “Çdo pushtues duhet ta dijë: do të kundërshtohen ashpër nga ukrainasit”.

“Ne jemi një komb që prishi planet e armikut brenda një jave”, tha presidenti Zelensky. “Ne i ndaluam ata”, shtoi ai.

Zelensky tha se ushtarakët rusë që janë kapur nga ukrainasit “nuk e dinë pse janë këtu” dhe se ushtarët e armikut “po ikin përsëri në Rusi”.

Ai shtoi se trupat janë “fëmijë të hutuar”, të cilët po “përdoren” nga udhëheqësit e tyre në Moskë.

Zelensky falënderoi gjithashtu civilët në qytetet Konotop, Bashtanka, Energodar dhe Melitopol, të cilët tha se kishin bllokuar rrugët për trupat ruse. Ai shtoi se së fundmi ka folur me liderët e Norvegjisë, Izraelit, Kazakistanit, Katarit, Kanadasë, Polonisë dhe Këshillit Evropian./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit