Sulmet janë ndalur pranë centralit bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainë dhe nivelet e rrezatimit në sfond janë aktualisht normale pasi një zjarr vazhdonte në objekt, tha zëdhënësi i centralit.
Andrii Tuz tha se centrali nuk ka pësuar ndonjë dëmtim kritik, megjithëse vetëm një njësi e prodhimit të energjisë nga gjashtë është funksionale raporton CNN.
Në një postim të mëparshëm në Facebook, Tuz tha se të paktën një njësi gjeneruese e energjisë në centralin bërthamor u godit gjatë sulmit rus.
“Shumë pajisje teknike u goditën,” tha ai për “CNN”.