-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident me vdekje në Tiranë, sherr mes vajzave dhe flakë në derbi

Kryesoret

Një person 20-vjeç ka humbur jetën në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Ai ishte pasagjer në makinën që po drejtohej nga O. S., 20-vjeç, i cili është arrestuar. Dy procedime për sherr dhe dhunë ka pasur në Kavajë dhe Vorë, por edhe për derbin Tirana-Partizani.

NJOFTIMI I PLOTE

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. A., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– V. M., 25 vjeç, për veprat penale “Shkeja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij në mënyrë të parregullt, pa leje drejtimi;

– T. K., 21 vjeç, Xh. T., 59 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur;

– O. S., 20 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit K. K., 20 vjeç, E. S., 20 vjeç, S. K., 21 vjeç dhe F. Xh., 30 vjeç, pasi gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur flakadanë në fushë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasen M. Sh., 52 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një të mitur 9-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasen F. Ç., 31 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen M. B., 28 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë kanë referuar materialet dhe po punojnë për kapjen e shtetasit J. C., 26 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin Sh. S., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit