Me anë të një “Instastory”, ka publikuar një foto ku shfaqet në avion e maskuar, por nuk ka zbuluar ende destinacionin e saj. Ajo që vihet re është që foton e ka shoqëruar me një këngë dashurie, e cila thotë: “A më ke dashur ndonjëherë vërtetë?”, që dëgjohet në sfond.
Një protestues serb i quajtur Nebojsha Joviç për mediat serbe thotë se protesta ka të bëjë me “mbështetje për rusët, thirrje rusëve dhe ukrainasve për t’u bashkuar kundër Perëndimit, dhe ndalimin e persekutimit të popullit rus jashtë Rusisë”.
“Ne sot po dërgojmë mesazh mbështetje ndaj popullit rus, vëllezërve tanë rusë, ju nuk jeni vetëm, ne jemi dhe do të mbetemi me ju. Ne serbët e Kosovës e duam popullin vëllazëror rus”, ka thënë ai.
Këta protestues iu bëjnë thirrje, njëjtë si Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, që ukrainasit “t’u rezistojnë nazistëve”.
“Ne lutemi për vëllezërit tonë, rusët dhe ukrainasit, të bashkohen kundër kësaj të keqe që ka rënë mbi borën tonë ortodokse dhe sllave”, tha një tjetër pjesëmarrës për medie. /5pyetjet.al