I ftuar në Syri Tv, ish-kryeministri Sali Berisha, teksa ka komentuar zgjedhjet lokale të 6 marsit, ka komentuar sërish Lulzim Bashën, duke e cilësuar atë si pa kockë politike dhe pa mbështetës.
Berisha foli edhe për ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke thënë se ajo i shërben me çdo gjë që bën Edi Ramës.
“Mbështetësit e Bashës të bashkohen me ne, në zgjedhje edhe pragun nuk e kapin. Rikthimi im ndodhi, për shkak të arsyeve të veçanta. Nëse nuk e duan Sali Berishën, të urdhërojnë e të votojnë kundër.
Unë kam problem me Yuri Kim, ofendimin që iu ka bërë shqiptarëve për barin, do doja t’ju kërkojë ndjesë shqiptarëve për atë që ka thënë. Lul Brava nuk ka as mbështetës dhe as kockë politike. Yuri Kim bën gjithçka për Ramën”, u shpreh Berisha.