Lëvizja Besa ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme në drejtim të uljes së çmimit të akcizës.
“Kriza e rritjes së çmimeve veçanërisht të derivateve të naftës po godet në mënyrë të drejtpërdrejte bizneset e mesme dhe klasën e mesme dhe të varfër të shoqërisë dhe ky është vetëm fillimi pasojat katastrofike do të ndjehen edhe më shumë me kalimin e kohës. Ndërkohë që funksionarët LSDM-BDI çdo ditë aktrojnë se po përpiqen të bëjnë diçka ndërkohë e kanë rënduar edhe më shumë situatën, kriza po thellohet dhe qytetarët e kanë të pamundur ta përballojnë. Është e nevojshme ndërhyrje e menjëhershme në drejtim të uljes së përqindjes së akcizës së derivateve të naftës ose eliminim të tërësishëm të saj deri sa të tejkalohet kjo situatë tejet e rëndë ekonomike, nëse nuk intervenohet me kohë do të vazhdohet rritja e çmimeve edhe i produkteve dhe shërbimeve tjera nga efekti zinxhir”, thonë nga Lëvizja Besa.
Dje KRRE ka rritur çmimin e naftës për 10 denarë, ndërsa të benzinës për gjysmë denari.