Një person i dënuar për vrasje dhe disa vepra të tjera penale në Itali është arrestuar sot në Tiranë me qëllim ekstradimin përtej Adriatikut për të vuajtur dënimin. K. S., 42 vjeç, banues në Tiranë u kap nga njësia “Shqiponja”.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Sette”, i zhvilluar Seksioni i Forcës së Posaçme Shqiponja, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Interpol Tirana.
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit:
– K. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, e ka dënuar me 7 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka paraqitur një dokument identifikimi të falsifikuar.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi” njofton policia.
/5pyetjet.al