Rreth 15 persona u shoqëruan nga policia në komisariat pas protestës që zgjati rreth 3 orë pasditen e së mërkurës në kryeqytet kundër rritjes abuzive të çmimeve.
Protestuesit janë shoqëruar nga policia pasi u akuzuan se bllokuan trafikun në Unazën e kryeqytetit. Megjithatë, mësohet se ata janë liruar pasi qëndruan rreth 2 orë në komisariatin numër 1 në kryeqytet.
Kujtojmë se pas rritjes së çmimit të produkteve ushqimore, sidomos të karburantit, qytetarët u ngritën në protestë, ndërkohë që kanë paralajmëruar se do të vijojnë të mbajnë tubime të tilla çdo ditë në orën 17:00 dhe të shtunën në orën 11:00 para kryeministrisë.