-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia ndaloi grurin, a rrezikon Shqipëria të futet në krizë për bukën?

Kryesoret

Serbia ka vendosur që të pezullojë eksportet e grurit, miellit, misrit dhe vajit. Por si ndikon kjo në ekonominë shqiptare dhe sa të varur jemi  nga importet serbe? Tashmë kriza merr përmasa edhe më të mëdha.

Pas ndalimit të importeve nga Rusia, vjen goditja e dytë. 77.5 për qind të importit të drithit, Shqipëria e realizonte në Rusi e Serbi. Ukraina dhe Rusia janë kampionë botërorë të industrisë së grurit dhe furnizojnë mbi 25 për qind të nevojave në botë të drithrave.

Gjatë vitit 2020, Shqipëria ka prodhuar rreth 684 mijë tonë drithëra, ndërkohë që ka importuar rreth 364 mijë tonë. Pra, importi zë afërsisht rreth 35 për qind të kërkesës vendase të drithërave, çka do të thotë se kriza ka ndikim të ndjeshëm në tregun shqiptar.

Vendi ku Shqipëria importonte më shumë drithëra është Rusia, që zë rreth 41.2 për qind të totalit në vlerë, dhe rreth 45.5 për qind në peshë, nga 39.1 për qind në vlerë që zinte në 2020-tën, apo 43.2 për qind në peshë.

Vendin e dytë të importeve të Shqipërisë me drithëra e ndjek Serbia, me rreth 36.2 për qind të totalit të importeve në peshë, Franca me 3.5 për qind, dhe Ukraina me rreth 2.93 për qind. Pra, këto katër shtete zënë rreth 88 për qind të totalit të importeve të drithërave në Shqipëri.

Tashmë që nga Rusia dhe Serbia nuk importojmë dot problemi bëhet serioz dhe pritet që të ndikojë direkt në rritjen e çmimit të bukës.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit