Ditën e sotme në Ukrainë kanë humbur jetën 22 persona mes tyre 3 fëmijë.
Guvernatori rajonal i Sumy, Dmytro Zhyvytskyi thotë se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës, duke e përshkruar incidentin si “vrasje masive”.
Nëntë persona në një shtëpi u vranë. Gjashtë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe rreth 20 të tjera u shkatërruan pjesërisht.
Siç kemi raportuar, rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga Sumy, pasi Rusia ra dakord të ndalonte bombardimet e saj ndaj qytetit duke lejuar hapjen e një korridori humanitar./5pyetjet.al