Protestuesit të cilët u mblodhën para kryeministrisë janë zhvendosur drejt qendrës, duke marshuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Me qindra qytetarë qëndruan këmbëkryq për disa minuta në sheshin “Skënderbej”.
Ndërkohë prezent kanë qenë edhe forcat e policisë, të cilat kanë krijuar një kordon në zonat përgjatë ministrive. Herë pas herë janë dëgjuar edhe hedhje shashkash, ndërsa protestuesit bëjnë thirrje për ulje të taksave. Protesta e radhës, e cila pritet të jetë edhe më e madhe, do të jetë të shtunën në orën 11:00.