Një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke përfshirë edhe median opozitare bjelloruse, NEXTA, është pretenduar se tregon Ivan Federov duke u tërhequr zvarrë nga një ndërtesë në qytet.
Nga “kontrollimet” e BBC-së, pamjet duket se janë një regjistrim nga kamerat e sigurisë duke parë shatërvanin në Sheshin e Fitores, në qendër të qytetit të Melitopol,
Megjithatë, mediumi britanik ka thënë se nuk mund të verifikojë nëse individi i paraqitur është Federov.
Më herët, këshilltari i Ministrisë së Brendshme, Anton Herashchenko tha se Fedorov ishte rrëmbyer nga një “qendër krize” në qytet me një qese plastike mbi kokë.
Rusia nuk i ka komentuar ende akuzat, të cilat ministria e jashtme e Ukrainës i ka përshkruar si “krim lufte”.