-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Damian Gjiknuri: Opozita po shkërmoqet

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të PS, Damian Gjiknuri u shpreh se pas 6 marsit opozita ka hyrë në një proces shkërmoqjeje pa kthim duke lënë pezull dy nismat për reformën territoriale dhe zgjedhore.

“Gjithçka është në diskutim, kemi qenë të parët që kemi thënë hajde të ulemi dhe bëjmë komisione qoftë për reformën zgjedhore, qoftë për reformën territoriale. Fatkeqësisht opozita e sotme është akoma më kuturu.

Pas 6 marsit kanë hyrë në një cikël shkërmoqjeje pa kthim. Por PS dëshiron që opozita të jetë sa më shpejt një interlokutore e riformatuar.

Shikoni me mijëra e mijëra qytetarë që kanë më shumë besim te paqja, e ardhmja, te siguria dhe mendoj se kjo është përgjigjja e masës më të madhe të shqiptarëve.

Pavarësisht se çdokush duhet të dëgjohet dhe qeveria është këtu për të dëgjuar çdokënd dhe për të bërë gjithçka që është brenda mundësive të saj” tha ai për protestat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit