-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U akuzuan për terrorizëm, zbulohen emrat e 4 shqiptarëve të arrestuar në Itali

Kryesoret

Katër shqiptarë përfunduan në pranga nga policia italiane me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar.

Ata dyshohet se kanë mbledhur dhe dërguar para për të financuar aktivitetin terrorist të imamit të Xhamisë “Xhamia e Letres” në Kavajë (Tiranë), Genci Abdurrahim Balla, i cili besohet se është i afërt me shoqatën e ISIS-it dhe tashmë është i dënuar me 17 vjet burg pasi kishte rekrutuar dhjetëra luftëtarë të dërguar në Siri. 

Kjo është akuza e DDA-së së Barit ndaj 4 shtetasve me origjinë shqiptare me banim në zonën e Barit. 

Në arrest shtëpie kanë përfunduar Yljan Muca, 31 vjeç, Roland Leshi, 37, Elsio Ramku, 33 vjeç, Roland Belba, 37 vjeç.

Yljan Muça sipas mediave italaine, ishte personi në krye të skemës së grumbullimit të parave për të financuar terrorizimin.

Leshi dhe Ramku kishin rolin e ndërmjetësit dhe Roland Belba, që sipas mediave fqinje është kunati i Muçës, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë në Shqipëri, i transferonte paratë, siç është zbuluar në një rast, në një çantë dore të fshehur në një kamion në bordin e një trageti.

Gjatë hetimeve, u zbulua se si ky grup e konsideronin COVID-19 si “një ushtar i vogël i Allahut” i dërguar për të ndëshkuar perëndimorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit