-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina: Rusët po përdorin fuqinë ajrore për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake dhe civile

Kryesoret

Forcat e armatosura të Ukrainës, kanë deklaruar se forcat ruse po vazhdojnë “ operacionet sistematike luftarake duke përdorur aviacion bombardues për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake civile në Ukrainë”.

Në mes të luftimeve të ashpra në jug, forcat e armatosura thanë se forcat ruse vazhduan përpjekjet e tyre për të rrethuar qytetin e Mykolaiv, i cili shihet si një rrugë kritike për në qytetin kryesor jugperëndimor të Odessa. Ata thanë se forcat ruse ishin frenuar. 

Rreth Kievit, forcat e armatosura ukrainase thanë se forcat ruse po përpiqeshin të kalonin përtej lumit Irpin për të fituar një bazë rreth vendbanimeve Bucha dhe Irpin – dy periferi të Kievit që kanë pasur luftime intensive që nga fillimi i pushtimit. Ata thanë se forcat ruse po rigrupoheshin për të rifilluar veprimet sulmuese në drejtim të Kievit. 

Deklarata e forcave të armatosura tha se në Ukrainën lindore, rusët ishin të përqendruar në rikuperimin nga humbjet e shkaktuara rreth Kharkiv dhe Izium. Të dy qytetet kanë përjetuar dëme të shumta dhe vuajtje të civilëve. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit