Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz pasi përplasi jnë efektive policie, e cila i bëri shenjë për të ndaluar, pasi po lëvizte në krah të kundërt. I arrestuari është G. R., 25 vjeç.
Sipas policisë, i riu duke drejtuar makinën e tij në sensin e kundërt të lëvizjes në rrugën “Berisha”, nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së policisë bashkiake për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, e ka goditur atë në këmbë, me makinë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.