-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kongresmeni Torres lobon për Kosovën në BE e NATO, Mehaj e falenderon

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka falënderuar kongresmenin amerikan Ritchie Torres, për fushatën e lobimit për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO dhe BE.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar: “Miku im, Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, vazhdon fushatën lobuese për anëtarësimin e përshpejtuar të vendit tonë në NATO e BE”.

Mehaj thotë se “pas deklaratave publike zyrtare në instancat politikëbërëse amerikane, Kongresisti Torres bën edhe thirrje për njohjen e shtetit tonë edhe nga Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja”.

“Ju faleminderit shumë miku im Ritchie Torres, që demonstroni vlerat më të larta të përfaqësuesit të denjë të lirisë, paqes dhe demokracisë amerikane”, ka shkruar Mehaj.

Ritchie Torres, i cili po bën fushatë që Kosova të anëtarësohet në BE dhe NATO, u ka dërguar letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit