-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA rrit fondet për Ukrainën, shuma shkon në 1 miliard dollarë

Kryesoret

Presidenti Biden njoftoi shtimin e ndihmave për Ukrainën në një fond prej e 800 milionë dollarëve. Kjo e çon totalin në 1 miliard dollarë ndihmë të shpallur vetëm javën e fundit.

“Këto janë transferime të drejtpërdrejta të pajisjeve nga Departamenti ynë i Mbrojtjes tek ushtria ukrainase për t’i ndihmuar ata ndërsa luftojnë kundër këtij pushtimi. Falënderoj Kongresin për përvetësimin e këtyre fondeve,” tha Biden.

Presidenti i SHBA Joe Biden hapi fjalimin e tij këtë pasdite duke falënderuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për mesazhin e tij drejtuar Kongresit më herët sot.

“E dëgjova në rezidencën private. Ai ishte bindës dhe ishte një fjalim domethënës. Ai flet për një popull që ka treguar guxim dhe forcë të jashtëzakonshme përballë agresionit brutal. Guximi dhe forca që janë frymëzuar jo vetëm ukrainasit, por të gjithë botën”, tha Biden në komentet nga Shtëpia e Bardhë.

Më tej, Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin “po i shkakton Ukrainës një shkatërrim të tmerrshëm” me bombardimet e ndërtesave të banimit, reparteve të maternitetit dhe spitaleve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit