Ukraina dhe Rusia kanë hartuar një plan paraprak paqeje duke përfshirë një armëpushim dhe tërheqje ruse.
FT’ publikoi një draft, i cili përfaqëson qëndrimin kërkues të palës ruse. Asgjë më shumë. Pala ka pozicionet e veta. E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një sërë vendesh
Marrëveshja e propozuar do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe premtimin për të mos pritur baza ushtarake të huaja ose armatim në këmbim të mbrojtjes nga aleatët si SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia.
Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i tha FT-së se çdo marrëveshje do të përfshinte “largimin e trupave ruse nga Ukraina.
Ukraina do të mbajë forcat e saj të armatosura, por do të jetë e detyruar të qëndrojë jashtë aleancave ushtarake si NATO dhe mos lejojë vendosjen e mbazave të huaja në vend.
Sekretari i shtypit i Putinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve të mërkurën se neutraliteti për Ukrainën bazuar në statusin e Austrisë ose Suedisë ishte një mundësi.
“Ky opsion po diskutohet me të vërtetë tani dhe është një opsion që mund të konsiderohet”, tha Peskov.
Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, tha se “formulimet absolutisht specifike” ishin “afër arritjes së marrëveshjes” në negociata.
Pavarësisht përparimit në bisedimet e paqes, qytetet ukrainase u bombarduan për të tretën natë radhazi, ndërsa Kievi tha se po fillonte një kundërofensivë kundër pushtuesve rusë.
Në një fjalim virtual para anëtarëve të Kongresit të mërkurën, Zelensky iu lut SHBA-ve që të zbatojë një zonë “ndalim-fluturimi” ose të sigurojë avionë luftarakë ose mjete të tjera për të shmangur sulmin e Rusisë ndaj vendit të tij dhe të vendosë sanksione më të ashpra ekonomike ndaj Moskës.