-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kryeministri rus: Putin nuk është serioz për bisedimet e paqes

Kryesoret

Ish-kryeministri i Rusisë, Mikhail Kasyanov, nuk beson se presidenti Vladimir Putin është “serioz” për bisedimet e paqes dhe nuk ka gjasa të ofrojë ndonjë zgjidhje për konfliktin “që do të jetë komode për popullin ukrainas”.

Përtej premtimit të neutralitetit – që do të thotë se Ukraina nuk aplikon për të qenë pjesë e NATO-s ose BE-së – Kasyanov beson se Putini do të insistojë në “njohjen zyrtare” që Krimea është pjesë e Rusisë.

“Kjo është absolutisht thelbësore, zoti Putin është i çmendur për Krimenë,” i tha ai BBC World News.

Ai tha se Putini dhe aleatët e tij më të afërt politikë ishin “nervoz” për shtrirjen e sanksioneve “shkatërruese” ekonomike të vendosura nga Perëndimi, duke sugjeruar se lideri rus “nuk priste që sanksionet të ishin kaq të ashpra”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit