Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit në Kosovë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Albin Kurti u shpreh se ky proces ka vëmendjen e të gjithëve dhe është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës.
Kurti u shpreh se Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.
POSTIMI I PLOTË:
Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit. Ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve. Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik. Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare. Si kryeministër i vendit pres që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor.