Kryeministri i Polonisë Mateus Morawiecki i ka kërkuar BE të vendosë një ndalim total të tregtisë me Rusinë.
“Ndërprerja e plotë e tregtisë së Rusisë do ta detyronte më tej Rusinë të konsideronte në se do të ishte më mirë të ndalej kjo luftë mizore,” thotë ai.
BE ka vënë tashmë kufizime tregtare ndaj Rusisë në disa sektorë kryesorë, duke përfshirë mallrat e luksit, çelikun dhe energjinë. Por Polonia – e cila ndan një kufi 535 km me Ukrainën – ka qenë midis atyre që shtyjnë për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.