Një dukuri shumë shqetësuese është shfaqur në Kosovë: falsifikimi i parave, kryesisht kartëmonedhës 100 euro.
Vetëm në 24 orët e fundit, policia ka raportuar shtatë raste ku ka hasur në këtë kartëmonedhë të falsifikuar.
Pesë nga këto raste janë evidentuar në Prishtinë ndërkaq dy në Gjakovë.
Autoritetet thonë se kartëmonedha e 100 eurove rezulton të jetë më e falsifikuara në tremujorin e parë të këtij viti.
Policia thotë se gjatë kësaj periudhe kanë rezultuar 60 kartëmonedha të tilla të falsifikuara.
“Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë këtë tremujor të vitit 2022 kanë ardhur për ekspertim 194 kartëmonedha në vlerë prej 100 euro dhe nga ky numër rezultojnë të falsifikuara 60 kartëmonedha në vlerë prej 100 euro”, thuhet në përgjigjen e AKF-së.
Ndërkaq këto janë të gjitha rastet e raportuara në 24 orët e fundit:
Rr. Fadil Vata, Prishtinë, 10.03.2022 – 14:17. Me 18.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në marketin ku punon, një i dyshuar ka bërë pagesën me një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Fsh. Lluzhan, Podujevë, 15.03.2022 – 14:17. Me 18.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në marketin ku ai është menaxher, ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Robert Doll, Prishtinë, 18.03.2022 – 15:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në katër pika të ndryshme të marketit ku ai është menaxher, katër persona të dyshuar kanë blerë gjësende dhe pagesën e kanë bërë me kartëmonedha prej 100 €, të cila dyshohet të jenë e falsifikuar. Kartëmonedhat (5×100 €) janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë, 18.03.2022-15:30. Ankuesja femër kosovare, zyrtare në filialin bankar, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë, 18.03.2022-15:30. Ankuesja femër kosovare, zyrtare në filialin bankar, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Nënë Tereza, Gjakovë, 18.03.2022 – 11:00. Ankuesja femër kosovar e zyrtare në bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Nënë Tereza, Gjakovë, 18.03.2022 – 13:40. Ankuesja femër kosovar e zyrtare në bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.