Një minator ka humbur jetën sot në Tropojë, pasi galeria ku po punonte u bllokua si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor.
Minatori që vdiq në galerinë e kromit në fshatin Lajthizë është 46-vjeç.
Dy minatorë të tjerë që ishin brenda së bashku me fatkeqin që humbi jetën, janë bllokuar dhe ende nuk dihet asgjë.
Skuadrat e kërkimit dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të shpëtuar dy minatorët e bllokuar.