-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria “Kurti 2”, asnjë investitor i huaj në Kosovë

Kryesoret

Për një vit të qeverisjes Kurti 2, nuk është regjistruar as edhe një investitor serioz me kapital të huaj në Kosovë.

Përkundër premtimeve të partisë në pushtet, nuk ka pasur progres në hapjen e vendeve të reja të punës dhe as në uljen e shkallës së varfërisë.

Kështu kanë vlerësuar punën njëvjeçare të kryeministrit Albin Kurti, profesorë universitarë të ekonomisë, megjithatë ata konsiderojnë që kjo qeveri në këtë periudhë nuk ka pasur skandale të korrupsionit.

Krahas ngecjeve, cilësohet se qeveria aktuale nuk ka shënuar përparim as në sektorin e arsimit, për rritjen e cilësisë dhe hapjen e shkollave profesionale.

Profesorja universitare, Albulenë Kastrati duke përmendur tri krizat, me të cilat është përballur kjo qeveri, pandeminë, energjinë dhe tani me çmimet e larta për produktet ushqimore, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, ka thënë për KosovaPress, se kjo qeveri ka dështuar të sjellë investitorë të huaj dhe të rrisë numrin e punësimit në Kosovë.

“Përkundër shpërndarjes së bursave ndaj studentëve, unë akoma nuk po shoh një strategji kombëtare për orientimin e rinisë, për lidhjen e arsimit me punësimin, për krijimin e shkollave profesionale. Pastaj, e dimë që ka kaluar vetëm një vit, dhe nuk kemi pritur që tani Kosova do të mbushet me investitorë të huaj, por të paktën kemi pritur që Qeveria Kurti të paktën të sjellë një investitor të madh deri tash, që sjellë në Kosovë para e që i hap të paktën 1 mijë vende të reja të punës”, thekson ajo.

Ndërsa, profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku ka thënë se përveçse Kosova ka një shkallë të lartë të varfërisë, dhe të papunësisë, vendi që nga paslufta vazhdon të dështojë në zhvillimin e tre sektorëve kyç siç janë shëndetësia, edukimi dhe energjia.

“Janë krijuar disa iniciativa, por Kosova vazhdon të ballafaqohet me varfëri të theksuar, papunësi dhe ajo që i mundon qytetarët, vazhdon të ballafaqohet me një mbrojtje sociale jo adekuate. Qeveria ende nuk ka treguar guxim për reformën në sistemin e mbrojtjes sociale. Ne ende vazhdojmë në bazë të disa skemave sociale që origjinën e kanë nga UNMIK-u. Prandaj, është koha e fundit që të mendohet seriozisht. Kosova tani e 23 vjet pas luftës nuk ka arritur që t’i zgjidh problemet në tre sektorë kyç, në shëndetësi, në edukim, dhe në energjetikë. Prandaj, fokusi i qytetarëve do të jetë se si do të bëhen lëvizjet në këta tre sektorë në mënyrë që Kosova të kalojë në faza dhe zhvillim më të pranuar(qëndrueshëm)”, thotë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit