-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE zbulon dokumentit për Ballkanin: Duhet të punojmë shumë për sigurinë e tij

Kryesoret

BE ka deklaruar se siguria e Ballkanit nuk mund të merret si një punë e kryer, por duhet ti jepet rëndësia e duhur.

Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes të shteteve anëtare të BE-së kanë miratuar në takimin e tyre në Bruksel kanë miratuar dokumentin strategjik për vizionin e sigurisë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm të titulluar si “Kompasi strategjik”. Edhe pse puna në përpilimin e këtij dokumenti kishte nisur para dy vjetësh, agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka zënë vend në këtë dokument dhe ka ndikuar edhe në versionin përfundimtar të tij.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se kur është nisur puna në këtë dokument strategjik, askush nuk ka mundur ta marrë me mend se me çfarë sfidash do të përballemi sot.

Në dokument, BE-ja zotohet që të punojë me parterët në tërë botën për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur vlerat e përbashkëta. Në këtë drejtim, blloku evropian ka përmendur Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Britaninë e Madhe, Japoninë, por edhe Ballkanin Perëndimor dhe vendet e fqinjësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit