I ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo”, deputeti i PD, Flamur Noka, u shpreh se dorëheqja e Bashës është një blof. Ai theksoi se Kuvendi i Rithemelimit ka shkarkuar kryetarin dhe kryesinë.
“Për demokratët, Basha që nga data 11 dhjetor deri më sot nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka mbajtur peng karrigen e kryetarit të PD për interesa të Ramës. E gjitha kjo që ndodhi sot, nuk është asgjë veçse një blof. Basha është i shkarkuar dhe teorikisht është e shkarkuar edhe kryesia e partisë”.
Më tej, ai u shpreh se vulën e PD vazhdon ta mbajë Edi Rama. “Vulën e Bravës ka Edi Ramën. Vulën e asaj selia vazhdon ta ketë Rama. Iku Brava erdhi Gazi. Alibeaj dhe Bardhi janë vetëm deputetë në atë parti sepse Kuvendi e ka shkarkuar kryesinë, tani ka vetëm një Komision Rithemelimi. Kryesia nuk ka vendimmarrje për të emëruar kryetarë”, tha Noka.