-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama dhe Meta urojnë gjithë besimtarët bektashinj për festën e “Sulltan Novruzit”

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur në mënyrë të veçantë urimi për të gjithë besimtarët bektashinj, të cilët festojnë Festë e Sulltan Novruzit.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë zgjedh të urojë me pamjet teneqja magjike e Sari Salltikut.

MIRËMËNGJES

Dhe me teqenë magjike të Sari Salltikut e me urimin për besimtarët bektashinj në këtë ditë të shënuar sot për ta, ju uroj të gjithëve një ditë me dritë brenda vetes.

Urimit i është bashkangjitur edhe kreu i shtetit Ilir Meta, duke shoqëruar postimin me një video nga Mali i shenjtë i Tomorrit.

“Me këtë super pamje nga Mali i shenjtë i Tomorrit ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Sulltan Nevruzin, festën simbol të fitores së pranverës mbi dimrin, të shpresës mbi dëshpërimin! Shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë!

Ju ndihmoftë Abaz Aliu dhe të keni bekimet e Zotit!”

Po çfarë është Sulltan Nevruzi?

Novruz që ndryshe njihet si ( Noërouz, Nooruz, Navruz, Nauroz ose Nevruz), në gjuhën perse do të thotë ‘ditë e re’ dhe është festuar për më shumë se 3000 vite. Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh ekuinoksi pranveror. Në kalendarin iranian sot është dita e parë e vitit që daton gjithashtu me ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës.

Novruzi festohet në Lindjen e Mesme, Azinë Qëndrore, Indi, Gjeorgji dhe Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit