Ambasadori i Malit të Zi në Washington, Miodrag Vlahoviç, ka kritikuar ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, George Radulovic1, pasi ky i fundit iu referua Kosovës me termin “Kosovë e Metohi”.
Teksa komentonte vendimin e Kosovës dhe të Malit të Zi për të mos lejuar serbët lokalë të votojnë brenda këtyre territoreve për zgjedhjet e Serbisë, Raduloviç në deklaratë Kosovës iu drejtua me termin për të cilin Vlahoviq e ka cilësuar si “diplomaci teletabis”.
Raduloviç ishte shprehur në favor të organizimit të zgjedhjeve serbe në Mal të Zi, teksa ka shtuar se nga përfaqësuesit serbë arsyetimi për t’i lejuar zgjedhjet në Mal të Zi ka qenë për “t’i mundësuar votimin serbëve të shumtë, të zhvendosur nga “Kosova dhe Metohia’”.
Në reagimin e tij, Vllahoviç deklaratën e ka cilësuar produkt të injorancës.
“Shkurt: E parregullt dhe në kundërshtim me rregullat diplomatike. I padenjë, produkt i injorancës dhe nënshtrimit politik. Arsyetimi se kjo është bërë edhe më herët nuk vlen, sepse ka qenë gabim edhe më parë. Dhe ky ende thotë ‘Kosovë e Metohi’! Trishtim”, ka shkruar në Twitter Vlahoviq, para se të dilte me tjetër reagim duke thënë se shteti fqinj nuk quhet “Kosovë e Metohi’”.









