Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka publikuar një fotografi të aeroplanit luftarak të NATO-s që bombardoi Serbinë më 24 mars të 1999.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova do të jetë përjetë falënderuese ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë.
“Para 23 vitesh bota u bashkua që ta ndalojë gjenocidin serb në Kosovë. Sot, Kosova kujton ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë bombardimeve që ndaluan gjenocidin dhe u është përjetë falenderuese. Ky aeroplan në fotografi është njëri prej të shumtëve të përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe që tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani. Përjetë falënderues ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë! “, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.