Në seancën e sotme plenare po zhvillohet mocioni me debat për rritjen e çmimeve dhe më pas në rendin e ditës është interpelanca e kërkuar nga grupi i Sali Berishës.
Seanca e sotme ishte e para kur Enkelejd Alibeaj shkoi në kuvend si kryetar i komanduar i partisë më të madhe në opozitë. Ish-kryetari, deputeti Lulzim Basha mungoi në parlament, ashtu si në seancën e kaluar.
Në seancë deri në orën 11:00 nuk kishte arritur as lideri historik i së djathtës, Sali Berisha. Kryeministri Edi Rama mungon për shkak të pjesëmarrjes së samitit të NATO-s në Bruksel.