-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD dhe “Foltorja” bashkë kundër Gaz Pajës: SPAK të hetojë “qokën” që i bëri Rama

Kryesoret

Partia Demokratike dhe grupi i “Foltores” ndahen për shumë gjëra, madje edhe për renditjen e çështjeve në rendin e ditës dhe këtë e tregoi edhe seanca e sotme e Kuvendit, por kur erdhi puna për shpalljen e aktorit të humorit Gazmend Paja, investitor strategjik njëzëri reaguan ashpër. Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi skandal dhe vjedhje të pasurive të Shqipërisë.

Për të lumturuar, Edi Ramën me Gaz Pajën. Është skandali dhe vjedhja e fundit që u bëhet pasurive të këtij vendi dhe ky është një akt i shëmtuar, dëshmia si kjo qeveri kap mediat duke përdorur pasuri publike. Është e papranueshme. Nuk kam asgjë për dhuntitë artistike të Gaz Pajës, por këto të tjerat nuk asgjë të përbashkët me artin, por me veset me të këqija të njeriut” tha Berisha.

Sekretari i grupit të PD-së, deputeti Arbi Agalliu i bëri thirrje SPAK që të niste hetimet për këtë vendim. “Ministrat dhe ky kabinet ha hartën e Shqipërisë cdo darkë. Prokuroria dhe SPAK të hetojë sa më parë nëse me të vërtetë ky është një investitor që plotëson kushtet, apo është një qokë ndaj një njeriu që ka bërë fushatë për PS-në, apo më keq nëse pas tij fshihen qeveritarë, deputetë apo individë të lidhur me botën e krimit” deklaroi ai.

Por cfarë ka ndodhur?

Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit është shpallur investitor strategjik në bregdetin e jugut. Kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro.

Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar, tregon vendimi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.

Kompania ‘Startek’ në vitin 2017 aplikoi vetëm për të fituar të drejtën e ndërtimin të këtij resorti por që nuk e bindi dot komitetin e investimeve strategjike.

Kërkesa u kthye për plotësimin e dokumentacionit. Projekti u fitua dy vite më vonë dhe aty u bashkua edhe kompania e Gazmend Pajës

Në faqen zyrtare të projektit thuhet se ai do të zhvillohet në pronë private dhe një pjesë në tokë publike.

Ligji i investimeve strategjike është shoqëruar me debate të mëdha pikërisht për vënien në dispozicion të pronës shtetërore të bizneseve të cilët nuk zhvillojnë resorte për të pritur turistë, por që ndërtojnë vila dhe fitimet shkojnë tek kompanitë. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit