-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(VIDEO) Keqtrajtoi macen dhe e mbyti, shpallet në kërkim 58 vjeçari i dënuar më parë për vrasje

Kryesoret

Një 58-vjeçar ka keqtrajtuar një mace duke e mbytur në një mënyrë çnjerëzore.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e personit dhe e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Vlash Marku ka rezultuar i dënuar më parë për vrasje.

Njoftimi i Policisë

Në lidhje me një video të postuar në portale, për keqtrajtimin e një kafshe, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, të shtetasit:

– V. M., 58 vjeç, banues në fshatin Prush, i dënuar më parë për vrasje.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit