-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asnjë rast me grip shpendësh në Kosovë, ndalimi i importit nga Shqipëria vijon

Kryesoret

Kosova ka ndaluar importin e shpendëve nga Shqipëria, pas rasteve te gripit në Durrës, megjithatë deri tani nuk është konfirmuar asnjë rast i gripit te shpendëve.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

Thaçi ka thënë se janë në kontakte me autoritetet shqiptare për informacionet lidhur me përhapjen e sëmundjes.

“Bazuar në raportin e Organizatës Ndërkombëtare për Epizooti është lajmëruar prezenca e sëmundjes gripi i shpendëve, tipi H5N8 në Shqipëri – zona e Durrësit. Më datën 21.03.2022 është bërë ndalesa e importit nga shteti i Shqipërisë për rajonin e Durrësit kjo bazuar në ligjin e veterinarisë dhe rregulloren për luftimin e kësaj sëmundje, si masë parandaluese. Po ashtu jemi në kontakte me autoritetin shqiptarë për informata në vazhdimësi lidhur me përhapjen e sëmundjes”, ka pohuar ai.

Thaçi bëri të ditur se secila ngarkesë që mund të vije do t’i nënshtrohet kontrollit të detajuar.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me autoritetet shqiptare, si shtete vëllazërore dhe verifikimi për gjithçka bëhet mes dy autoriteteve, sipas praktikave të kontrollit ndërkufitar. Aktualisht nuk kemi ndonjë rast të lajmëruar në vendin tonë”, pohoi ai.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka njoftuar se deri tani mbi 300 mijë shpendë kanë ngordhur.

Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka njoftuar se ka bërë ndalimin e shitjes dhe transportit të shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në qarqet e Durrësit, Dibrës dhe Korçës ku deri tani janë konfirmuar vatra të sëmundjes së gripit të shpendëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit