Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një rast në Vushtrri, ku një shofer kamioni nga pakujdesia ka kapur kabllot e energjisë dhe të postes, ku gjatë tërheqjes ka rrëzuar shtyllën, e cila ka goditur një makinë.
Në raport bëhet e ditur se tre persona kanë marrë trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hazir Gjaka” në Vushtrri.