Kryetari i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka dënuar sulmin me tritol kundër biznesmenit Xhemal Bushati, ish-rivali i tij në zgjedhjet e 6 marsit.
Në një postim në Facebook, ai shprehet se skena të tilla, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve.
“Dënoj me forcë aktet kriminale që tronditën Shkodrën mëngjesin e kësaj të shtune.
Skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve për të jetuar dhe punuar në qytetin e tyre.
Ftoj institucionet ligjzbatuese, Policinë dhe Prokurorinë, të zbardhin në mënyrë urgjente këto ngjarje kriminale, që nuk janë të Shkodrës, por të krimit që ka marrë peng qeverinë!
Shkodra nuk i përkulet krimit” shkruan ai.