-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikti në Kamëz/ Dy policë pezullohen pas ndërhyrjes në lokal

Kryesoret

Një incident i ndodhur në një lokal në Kamëz ka sjellë pezullimin nga detyra të dy punonjësve të policisë, të cilët dyshohen për mosveprim dhe moskryerje të procedurave të nevojshme pas ngjarjes.

Sipas burimeve, një efektiv i Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili ndodhej jashtë detyrës, ishte duke konsumuar kafe me dy persona të tjerë kur disa individë hynë në lokal dhe u përfshinë në një konflikt fizik me njërin prej tyre.

Efektivi ndërhyri për të ndarë palët, ndërsa dëshmitarët okularë njoftuan menjëherë policinë.

Fillimisht rasti u trajtua si një incident i vogël, por gjatë hetimeve u vunë re mangësi në veprimet procedurale.

Për këtë arsye, dy punonjës të Komisariatit të Kamzës janë pezulluar deri në sqarimin e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet e nevojshme për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit