Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në një postim në Twitter u shpreh “25 vite OSBE në Shqipëri. Një çerek shekulli në të cilin Shqipëria ka evoluar nga anarkia e vitit 1997 në një vend që mbajti një Kryesi të suksesshme të OSBE-së dhe aktualisht qëndron në Këshill Sigurimi të OKB-së”.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në një postim në Twitter të dielën e 27 marsit.
Ajo bëri me dije se Shqipëria i është mirënjohëse OSBE-s për rolin e saj në këtë “transformim dhe mbështetjen e vlefshme për reformën ligjore, zgjedhore, administrative, qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe ngritjen e kapaciteteve në të gjitha fushat”.
“Gëzuar që kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunimi po vazhdon nën drejtimin e ambasadorit Vincenzo Del Monaco, i cili po shkon përtej thirrjes së detyrës për të mbështetur prioritetet e përbashkëta, si Gratë, Paqja dhe Siguria”.